Pas katër ditësh kaosi në kufi, Rama reagon për situatën në Kakavijë

Ndërkohë që situata vijon e rënduar për të katërtën ditë me radhë në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata të automjeteve me emigrantë shqiptarë që duan të kthehen ne Greqi, më në fund kryeministri Edi Rama sot denjoi të flasë për këtë situatë të pazakontë.

Rama thotë se qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”- shkruan Rama në rrjetet sociale.

SHKARKO APP