Pas “Klanit” Berisha sulmon “Top Channel”
Pas akuzave në drejtim të drejtuesit “Opinion” në televizionin “Klan”, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar televizionin “Top Channel”. Sipas tij, ky televizion në parashikimin e motit nuk paraqet në hartë shtetin e Kosovës.
Lexoni statusin e plotë të Berishës në Facebook:
“Qytetari dixhital denoncon Top Channel, qe jep motin sikur te ishte televizion i Beogradit. Paraqet ne harta Kosoven si territor te Serbise!
E bejne kete si lapsus edhe mundet por druaj se me se shumti duhet ta bejne kete akt antikombetar e apatrid me urdher te Edi Rames, zotit te vertete te tij, i cili ndaloi gjate ndeshjes me Serbine cdo simbol te Kosoves ne Tirane dhe Elbasan sikur te ishin simbole te ISIS apo Hitlerit.
Une, duke e vleresuar denoncimin e ligjshem te qytetarit dixhital nga Prishtina po e botoj mesazhin e tij! sb
“Zoti Berisha, jam nje shqiptar nga Prishtina dhe jam shume i merzitur si edhe shume te tjere ne Kosove se si Top Channel sot ne lajmerim te motit ne nje harte sinoptike paraqet Kosoven si pjese te Serbise???!!!! Te lutem postoje ne faqen Tuaj ta shohin bashkekombasit tane ne Shqiperi se si kanali i PS e konsideron Kosoven!!!!”.
KOHA JONË SONDAZH

