Pas Kryesisë që përjashtoi nga partia disa deputetë, nesër PD-ja mbledh Kolegjin e Kryetarëve

Pas mbledhjes së Kryesisë që mori vendime për përjashtime të bujshme nga partia, nesër PD-ja do të mbledh Kolegjin e Kryetarëve.

Në një njoftim të shpërndarë nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, bëhet me dije se nesër më 12 janar në orën 16:00 do të diskutohet mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 dhjetor.

Kjo mbledhje sipas Bardhit është vonuar për shkak të protestës të 8 janarit. Në mbledhje merr pjesë edhe Sekretariati i partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do t’i nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e PD-së.

SHKARKO APP