Pas larjes së duarve me Sarinë, Braçe thotë se betimi i gjyqtarëve te noterja është i ligjshëm
Gafa më e rendë e Erion Braçes është ajo e vitit 2013, kur debatonte pro armëve kimike në Shqipëri dhe thoshte se “Sarina përdoret për të larë edhe duart”. Kujtojmë që Sarina është një lëndë tejet kimike helmuese që përdoret për ndërtimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Sot Braçe e ka thyer rekordin. Duke sulmuar kreun e shtetit, Zëvendëskryeministri dhe deputeti i PS-së tha se botimi i Arta Vopsit të noterja për të marrë mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është proces i ligjshëm.
Zv/kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur interesit të medias lidhur me betimin e Arta Vorpsit si anëtare e gjykatës Kushtetuese, te noterja Miranda Xhemalçe. Në përfundim të seancës së jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta e Kuvendit për presidentit Ilir Meta me titull: “ Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”, Brace tha se kur flasim për Kushtetutën duhet t’i referohemi asaj në tërësi. “Kam përshtypjen që ju mediat i jeni referuar kryetaren e dhomës së noterëve e cila i është refuar një procesi ligjor. Noteria funksionon mbi bazë të një ligji dhe në asnjë rast nuk është parukeri. Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot i dytë, ndaj kur flasim për kushtetutë i referohemi në tërësi”- u shpreh Braçe.
Lexoni edhe…
- Meta: Mafia e Rilindjes synon kapjen e sistemit të drejtësisë
- Rama: Jemi konsultuar me ekspertët ndërkombëtarë për Kushtetuesen
- Majko: Na duhet dialog, jo ecje në një drejtim të paditur
- Zbulohet skandali i Dvoranit. Konflikt interesi me gjyqet e një kompanie private
- Manja: Nuk ka asnjë shans që Meta të shpërndajë parlamentin!
- Lefter Maliqi: Revolucion demokratik për të mposhtur diktaturën
- Kuvendi miraton rezolutën kundër dekretit të Metës