Pas ”lejes” për arrestimin e Berishës, reagimi i parë nga qeveria: S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë!

Pas votuan me 75 vota pro në seancën plenare për arrestimin e Sali Berishës nga SPAK, vjen edhe reagimi i parë nga qeveria. Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali ka dhënë reagimin e parë të qeverisë, dhe sheh si pozitive zhvillimet e SPAK-ut në raport me Sali Berishën.

Ajo ka përshkruar situatën me një thënie të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur anglez William Shekspir. ”S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”,-shkruan ministrja socialiste teksa ka publikuar edhe një bardhezi të Sali Berishës.

Kujtojmë që sot Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?