Pas marketeve, Rama shkon në furrat e bukës: Bëni transparent peshën, qytetarët kanë ankesa

Kryeministri Edi Rama ka dalë në terren për të parë vetë sesi janë çmimet. Në mëngjes, bashkë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj, Rama inspektoi një market lagjeje, ku bëri thirrjen që të mos ketë abuzime në kurriz të njerëzve. Më pas Rama shkoi në një furrë buke, ku tha se qeveria nuk do të heqë asnjë nga masat mbrojtëse për biznesin e vogël.

Për të çmimi i energjisë për biznesin e vogël nuk është rritur dhe kjo i ndihmon ata, pasi nëse do të paguanin çmimin real do të detyroheshin të hiqnin punëtorët nga puna për shkak të rritjes që ka pësuar energjia elektrike, rritje e cila për familjarët dhe biznesin e vogël mbulohet nga qeveria.

“Ne duhet të mos lejojmë abuzimet sa të mundemi se çmimet duhet të jenë të tilla që edhe ju të nxirrmi një minimum fitimi, por jo për të shfrytëzuar rastin për të nxjerr më shumë fitme. Prapë është rritur karburanti në bursë, ne këto janë gjërat që nuk i frenojmë dot do reflektohen në çmime. Nuk duam të rrisim asnjë ngarkesë për biznesin e vogël.

Te energjia ju paguani njësoj, nëse do binim faturën reale ajo goca do detyrohej të largohej nga punua, se është minimumi një rrogë. T’u rrisim taksat në këtë fazë është diçka që nuk duam ta bëjmë.

E kemi marrë përsipër që në biznesin e vogël taksa të jetë zero. Tani ju takon edhe juve që të jeni të vëmendshëm që njerëzit të marrin atë që iu takon. Ju jeni model këtu, erdhëm thjesht për të shfrytëzuar rastin të komunikojmë me tjerët”.

SHKARKO APP