Pas mbledhjes me qeverinë ”Rama 3”, Kurti: Na duhet unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme

Sot qeveria ”Rama 3” dhe qeveria e kryeministrit Albin Kurti firmosën 19 marrëveshje në një mbledhje që u mbajt në Prishtinë. Kryeministri Kurti përmes një postimi në Twitter, shkruan se nevoja më e madhe mes dy vendeve, është uniteti dhe përafrimi në çështjet rajonale dhe të jashtme. Po ashtu Kurti thekson se nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën.

Postimi i plotë

Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare. Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën.

Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike.

SHKARKO APP