Pas Morinës, SPAK zbarkon edhe në doganën e Vlorës

Pas arrestimeve të bujshme në doganën e Morinës, një operacion është zhvilluar këtë të premte edhe në doganën e Vlorës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, drejtoria Vendore, si dhe nga SPAK. Në aksion mësohet se kanë marrë pjesë 15 efektivë të cilët kanë zhvilluar kontrolle në kamionë.

Policia ka ndaluar kamionë, që nga pesha ka dalë mbi kapacitetet e përcaktuara. Deri më tani raportohen disa të shoqëruar në policinë e Vlorës të cilët kishin detyra të ndryshme.

Policia ka marrë informacione në rrugë operative dhe kanë shkuar mbi 15 efektivë të veshur civilë dhe me makina të pa loguara për të fshehur identitetin e tyre.

SHKARKO APP