Pas ngjarjeve në Kumanovë, shtyhet dhënia e “Honoris Causa” për Ramën dhe Thaçin

 

Universiteti i Tetovës ka shtyrë ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm të  Kosovës Hashim Thaçi.

Vendim erdhi as situatës së tensionuar të krijuar në Kumanovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të nderuar. Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen. Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’ju njoftojë paraprakisht.
Shpresojmë në mirëkuptimin Tuaj!”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tetovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?