Pas Nishanit, edhe PD ankimon “Pronat” në Kushtetuese

Partia Demokratike ankimoi sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, i cili ka hyrë në fuqi vetëm pak ditë më parë.

Ankimimi u dorëzua nga dy deputetët Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, sipas të cilëve, ky ligj cënon barazinë para ligjit.

Ndërkaq, e para që kërkoi rrëzimin e ligjit të pronave, ishte Partia Republikane, e cila e konsideron këtë draft si më të keqin e 70 viteve të fundit, që mohon të drejtën e pronarëve për të marrë pronën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vetëm një javë më parë, edhe presidenti Nishani kërkoi nga Gjykata Kushtetuese pezullimin dhe shfuqizimin e ligjit duke e konsideruar si antikushtues.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Depozituam ankimimin tonë për ligjin e pronave. Arritëm sot në dokumentin që paraqitëm. Ka disa elementë që ne ngritem shqetësim që ky ligj është antikushtetues. Ky ligj cënon një parim të sigurisë juridike. Kjo bie ndesh me një sërë vendimesh, por cënon barazinë paa ligjit. Ne kemi mbledhur mendimet e grupeve të interesit duke gjykuar që prona është gjëja më e rëndësishme. Ky ligj e vonon kthimin dhe kompensimin e pronarëve. Ky ligj nuk e njeh pronën si koncept. Ligji ka edhe elemente që ne mendojmë se janë shumë të dëmshëm duke kaluar në rastin kur një individ duhet të heqë dorë nga e drejta e pronës”, tha deputeti Bylykbashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?