Pas një viti të vështirë pandemik, vera nis me masa të lehtësuara
Pas më shumë se një viti, mund të themi se vendi është rikthyer pothuajse normalitetit të plotë. Covid-19 infektoi me mijëra qytetarë dhe jetët e humbura çdo ditë ishin të larta.
Vala e parë dhe më madhe e infektimeve u shënua në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit 2020. Nga spitalet Covid raportoheshin shumë më shumë humbje jete. Vetëm në muajt nëntor-dhjetor të 2020, humbën jetën nga virusi vdekjeprurës 672 pacientë. Vala e dytë dhe më agresive u regjistrua në muajt shkurt-mars 2021. Spitalet Covid u hapën edhe në rrethe, ndërsa vdekjet ditore arritën me dyshifra.
Por drita jeshile në fund u pra në mars, ku në Shqipëri nis vaksinimi masiv i popullsisë mbi 70-vjeç. Fillimisht me vaksina të dhuruara nga vendet mike, dhe më pas për të vijuar me doza të tjera të siguruara përmes kontratave me kompanitë prodhuese. Mbi 770 mijë persona janë vaksinuar deri më tani, kryesisht me vaksinën kineze, me vaksinën AstraZeneca, me rusen Sputnik V dhe me pak me Pfizer.
Ky 1 qershor shënon një situatë super më të mirë dhe zyrtarisht me masa më të lehtësuara. Maska nuk është më e detyrueshme në ambiente të hapura, ndërsa lëvizja e qytetarëve dhe funksionimi i lokaleve lejohet deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Po ashtu në ditët në vijim do të ketë edhe më shumë lehtësim të masave, apo siç u pa në finalen e kupës me lejimin e 1000 tifozëve.