Pas protestës në Tiranë, Rrumbullaku shkon në Sarandë dhe takohet me familjarët e dy të zhdukurve
Sot para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u mbaj një protestë nga familjarët e dy të zhdukurve prej një muaji. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar me familjarë të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ka mbërritur këtë pasdite në Komisariatin e Policisë Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy 46-vjeçarëve të humbur.
Rrumbullaku gjatë takimit i ka njohur familjarët me punën hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve.
Policia e Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht që në fillesë këtë ngjarje dhe jemi duke punuar intensivisht. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë. Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.