Pas refuzoi Venecian, Rama: Nuk e kuptoj pse në BE janë të tronditur me mua

Në fjalën e tij në parlament, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe letrës së mbërritur në adresë të tij nga 8 eurodeputetë lidhur me votimin e kodit zgjedhor në kuvend. Eurodputetët e paralajmëruan Ramës se votimi i Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin e Venecias do të sillte refuzimin e negociatave.

Por Rama thotë se eurodeputetët  janë të keqinformuar. “Më shkruanin dje 8 eurodeputetë jemi të tronditur. Për çfarë? Do i përgjigjem me shkrim. Po për çfarë janë tronditur? Si mund të presim Venencian deri në dhjetor kur ligji ka kaluar dy javë më parë, pas një procesi që ka marr vite.

Për çfarë janë të tronditur? Janë të keqinformuar qëllimisht duke shfrytëzuar marrëdhëniet ndërpartiake e pastaj thonë kryeminstër shpresojmë të vesh interesat e Shqipërisë para. Pa asnjë dyshim. Shqipëria kalon një reformë, falë këtij parlamenti dhe shkon në zgjedhje. Ligji ka kaluar, kushtetuta është ndryshuar. Venecia është i mirëseardhur kur të vi do e shohim dhe do hapim një diskutim nga e para nëse do ketë nevojë. Po zgjedhjet e 25 prillit nuk presin më asnjë këshill politik.” u shpreh Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoni edhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?