Pas sherrit me mësueset, ministrja Kushi viziton gjimnazin “Andon Zako Çajupi”
Dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” u konfliktuan disa ditë më parë për një tavolinë në lokalin përballë shkollës dhe incidenti u kthye në një shqetësim për figurën e mësuesit.
Një ditë më parë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi vizitoi gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, ku theksoi se po punohet për forcimin e Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar mbarëvajtje në proceset e shkollës.
“Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirë edukimin e fëmijëve tanë. Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës“, shprehet Kushi.
KOHA JONË SONDAZH

