Lulzim Basha, deputetëve: “Shkoni te populli!”. Por vetë nuk takon bazën dhe banorët e dëmtuar nga përmbytja

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e djeshme edhe grupin e deputetëve, të cilëve u ka dhënë disa porosi.

Së pari, mësohet se Basha i ka porositur deputetët t’u gjenden pranë banorëve të cilët janë prekur nga përmbytjet, por njëkohësisht të merren edhe me përgatitjet e Kuvendit të 18 dhjetorit.

Ai u ka kërkuar deputëteve që në terren të punojnë jo vetëm për aktivitetin parlamentar të javës, por edhe për organizimin e 18 dhjetorit.

Por si rregull Lulzim Basha, derisa e ndjen akoma veten kryeopozitar, nuk duhet t’u thotë “shkoni ju në bazë”, por duhet të shkojë vetë të takojë jo vetëm bazën e PD-së, por edhe banorët e dëmtuar.

Ai duhet të takojë personalisht njerëzit, të cilët duan ta “përqafojnë” sidomos pas shkarkimit që i bëri Kuvendi i Berishës me datë 11 dhjetor.

Ka shumë demokratë të Berishës që mezi e presin t’ju dali para Lulzim Basha!

 

SHKARKO APP