Shqipëria merr letrën e rëndësishme nga Presidenca e BE-së
Shqipëria ka marrë më së fundi letrën e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e urdhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim.
Letra është miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian. Ajo u miratua pas një peripecie diplomatike shumë të ethshme të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.
Shqipëria kishte përmbyllur me sukses procesin ‘skrining’ pas shumë muajsh bisedimesh mes grupeve të ekspertëve. Ndërsa po përgatitej hapi i dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.
Fati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës u vendos si kusht grek për Shqipërinë. Por, pas presionit diplomatik të Gjermanisë, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore. E para është çështja e sundimit të ligjit, ku Shqipërisë i duhet të japë llogari për shumë çështje dhe këtu Athina mund të gjejnë argumentin për të vendosur kushtet.
Çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final. Drejtuesit politikë të Bashkimit Europian vendosin si afat vitin 2030 kur Shqipëria mund të hyjë në Bashkimin Europian.
Top channel