Pas skandalit seksual, Bashkia Dibër i kalon PDIU-së

Derisa të mbahen zgjedhjet e reja Bashkinë Dibër do ta drejtojë Et’hem Fida, një prej dy nënkryetarëve të kësaj bashkie i emëruar si përfaqësues i PDIU-së.

Ky ka qenë vendimi i dakordësuar mes PS-së dhe PDIU-së, pas arresimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili për video-skandalin ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune për një vajzë të re.

Ligji parashikon që nënkryetari i bashkisë mund të ushtrojë kompetencat e kryebashkiakut deri në 6 muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidatura e mazhorancës në Dibër dhe nëse do të dilet sërish në koalicion me LSI-në apo veçmas. Burime të pakonfirmuara thonë se pritet që mazhoranca të kandidojë prefekten aktuale të qarkut Dibër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?