Pas takimit me Bashën, Mediu: Do të garojmë në një koalicion me PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zhvilloi një takim në selinë blu me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Në një prononcim për mediat pas takimit, kreu i PR-së tha se për zgjedhjet e 25 prillit, partia e tij do të garojnë në një koalicion me PD.

”Do garojmë në një koalicion me PD-në. Ka një analizë të thejshtë. Mund ta bëni vetë llogarinë se sau takojnë PD-së dhe partive të tjera politike. Ajo që unë mund të them është PR-ja do të jetë e gatshme të marrë vitat në Dibër dhe Kukës. Qëllimi është maksimizimi i votave. Unë mendoj që programi që ka oaraqitur PD-ja për Opozitën është i plotë. Nuk besoj që kemi dallime, por ka specifika që të gjitha partitë do të donin të bënin kontribuimin. PR-ja do të donte të kishte një qasje më të drejtpërdrejtë në çështjen e të përndjekurve politikë, etj”.

SHKARKO APP