Pas takimit me Metën, Mogherini mban fjalën në Kuvend
Ka mbërritur në Tiranë përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Federika Mogherini.
Axhendën e takimeve zyrtarja e lartë e BE e ka nisur me një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.Pas diskutimeve me Metën, Mogherini ka mbërritur sallën e Parlamentit ku pritet të mbajë dhe fjalën e saj para deputetëve shqiptarë.Pas fjalimit në Kuvend, Mogherini do të vijojë axhendën e takimeve në Kryeministri, ku do të ketë një takim me Ramën në orën 19:40.Ndërkohë në 20:10, Mogherini do të firmosë ne emër të Bashkimit Europian marrëveshjen e sigurisë me qeverinë shqiptare.
Gjatë qëndrimit në Tiranë zyrtarja e lartë e BE do të ketë takime dhe me Presidentin Nishani dhe Ministrin Bushati, ndërsa të premten në 07:00 do të zhvillojë një mëngjes me pune me kryeopozitarin Basha, e cila shënon dhe takimin përmbyllës të saj.

Fjala në parlament
Kjo është hera e parë që flas para një Parlamenti Kombëtar qëkurse kam marrë detyrën e lartë në Bashkimin Evropian. Kështu e ka nisur fjalën Federica Mogherini përpara ligjvënëse të Shqipërisë.
Në fjalën e saj, ajo ka përsëritur dëshirën që të gjithë vendet e Balkanit Perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane në të ardhmen e afërt. Sipas Mogherinit, vizita e saj në Tiranë ishte e planifikuar prej kohësh, ndërsa tha se është e lumtur për ardhjen në kryeqytetin shqiptar.
“Bashkimi Evropian nuk ka formula të gatshem që t’ju imponohet juve. Ne dhe ju nuk kemi marrëdhënie mësues-nxënës, por bashkëpunëtor në sfida si rritja ekonomike, e ardhmja e të rinjve” – tha Mogherini.
Zyrtarja e lartë e BE theksoi se sëbashku, Shqipëria dhe BE mund të gjejnë zgjidhje për probleme që nuk mund të trajtohen më vete.
“Kemi nevojë të punojmë së bashku dhe të ecim përpara” – tha Mogherini e cila tha se këto 25 vite Shqipëria ka pasur përmirësime të mëdha.
Sipas saj, Komisioni i Venecias ka dhënë mendimin e duhur sa i përket Reformës në Drejtësi. Federica Mogherini bëri thirrje për një miratim sa më të shpejtë të saj, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë mezi e presin këtë nga politika.

(vazhdon)
KOHA JONË SONDAZH

