Pas takimit me Metën, Presidenti slloven: Ballkani meriton të bëhet pjesë e BE-së

Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të martë në Ljubjanë, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Borut Pahor. Agjencia shtetërore e lajmeve sllovene ”STA”, shkruan se dy presidentët folën për çështjen e integrimit në BE.

“Të dy presidentët folën mbi rëndësinë e zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë Presidenti Pahor doli kundër idesë së krijimit të “komunitetit politik” , i cili nuk e sheh Ballkanin si pjese e BE”.

Meta shkruan në rrjete sociale se ka falenderuar homologun e tij për mbështetjen e madhe dhe të palëkundur për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?