Pas talljes së Ramës me Kosovën, kundërpërgjigjet Berisha: Veliaj, në depresion!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë kandidatin e PD-së për Bashkinë e Tiranës, Halim Koosva me një postim në rrjetin social “Twitter”. Rama shkruan si “Thënie e Ditës”, se i përket pikërisht asaj që ka thënë Dr. Halim Kosova: – “Në rast se kam mundësi të bëj 10 gjëra, unë do të bëj vetëm 5”.

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ironizuar kandidatin e majtë, Erion Veliaj. “Nesër takimi i tretë dhe i vertetë Veliaj – Majko!,” – shkruan Berisha.

“Fillim dëshpërues i fushatës nga Erion Veliaj! Në të gjitha pollet ai dilte nën të gjithë kandidatët e tjerë të PS-së, dhe fiks 25% më poshtë se Majko. Por edhe më shqetësuese dhe dëshpëruese për Erionin është fakti se 70% e kontigjentit të elektoratit gri që do të votonin Majkon deklarojnë se nuk votojnë Veliaj, pasi thonë se është sikur ta kishte nxjerrë Rama prej hunde, por do të votojnë Kosovën,” – theksoi Berisha.

Më tej ai shtoi se “ Që kur ka filluar fushata, Veliaj është takuar vetëm një herë me Ramën dhe dy herë me Majkon. Nga shtabi i tij merret vesh se nesër përsëri Veliaj, pothuajse në depresion, ka kërkuar takimin e tretë me Majkon për ta bindur atë të deklarojë se Erioni ngjet më shume me të se sa me Ramën dhe se ai nuk gënjen prandaj duhet besuar dhe votuar. Madje drejtues të fushatës së Erionit pohojnë se në funksion të afrimit me Majkon ka qenë edhe takimi me Moisiun duke menduar se Majko si Ministër Mbrojtje ka pasur marrëdhënie miqësore me gjeneralin dhe kryekomandantin e tij.”

Gjithsesi, sulmet politike dhe ironike të kryeministrit Rama  dhe ish-kryeministrit Berisha ndaj kandidatëve kundërshtarë të tyre, janë pritur edhe me reagime nga përkrahësit në rrjetet sociale.   

SHKARKO APP