Pas vizitës së presidentit azer, Rama jep lajmin: Azerbajxhani do të ndërtojë rafineri nafte në Shqipëri

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alyiev zhvilloi pak ditë më parë një vizitë zyrtare dhe të parën për të në Tiranë, dhe sot kryeministri Edi Rama dha lajmin se Azerbajxhani do të ndërtojë një rafineri nafte në vendin tonë.

Sipas kreut të qeverisë, kjo do të ndikojë ndjeshëm në uljen e çmimit duke i dhënë fund njëherazi varësisë së importit të naftës për konsum. Rama tha nga Vlora se për ndërtimin e rafinerisë është rënë dakord me presidentin azer.

”Në Shpirag është zbuluar një sasi e konsiderueshme nafte dhe gazi, dhe presim që në fillim të vitit të ardhshëm të dimë sasinë dhe cilësinë, ndërkohë kemi rënë dakord me presidentin e Azerbajxhanit, për të ndërtuar në Shqipëri një rafineri e cila do t’i japë fund varësisë së naftës që ne kemi për konsum këtu në vend, pastaj do flasim prap për çmimin e naftës, sa e kanë të tjerët dhe sa e kemi ne”.

SHKARKO APP