Pas VOA-s, Basha flet për mediat në vend: Më 11 dhjetor do të kemi festë

Sot Lulzim Basha ka dhënë tre intervista televizive. Në ”Pa Protokoll”, ai thotë se këta dy muaj Berisha ka dy interesa. Të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi ”non-grata” i SHBA-së dhe në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që ka me SHBA-në.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD-në zyrtare më 11 dhjetor kur Sali Berisha ka paralajmëruar Kuvendin e tij Basha tha se atë ditë është festa e themelimit. Po ashtu basha ri-akuzoi Berishën se përdori bandat për marrjen e firmave.

”Në vend që ta ndihmonte PD-në me aktet për të cilat ishte zotuar, hedhjen një hap prapa dhe trajtimin siç do ta trajtonte çdokush, siç do ta trajtoja edhe unë problemin e shpalljes ”non grata”.

Sali Berisha i është përgjigjur duke mobilizuar energjitë e tij në një betejë jo kundër kundërshtarit tonë politik, por kundër PD-së dhe për këtë arsye e kam cilësuar një tub oksigjeni për regjimin sepse ndërkohë që ne jemi përballë Edi Ramës, në mënyrë të përditshme dhe me një aksion të strukturuar politik.

Berisha të vetmin kontribut që po jep është shfokusimi i këtyre energjive, shpërqendrimi nga beteja me Edi Ramën dhe fatkeqësisht, së fundi, siç e kemi parë, shpalosjen nën flamurin e lëvizjes së tij të të njëjta figurave të krimit të organizuar që demokratët i kishin përballë në zgjedhjet e 25 prillit”.

SHKARKO APP