Pashkët, kandidatët e LSI-së në Shkodër: Ditë të bardha e mirëqenie në çdo familje shkodrane
Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Shkodrës ishin sot në një familje qytetare shkodrane, nga ku përcollën dhe urimin e tyre për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.
“Kandidatët për deputetë të LSI-së ishin sot në një familje qytetare shkodrane.
Në familjen Kasneci, Edmond Ndou kandidati i dytë në listën e LSI uroi për ditë të bardha e mirëqenie në çdo familje shkodrane”, thuhet në njoftimin e degës së LSI-së Në Shkodër.
Kandidatet per Deputet te LSI ishin sot ne nje familje qytetare Shkodrane . Ne familjen Kasneci, Edmond Ndou kandidati i…
Pubblicato da LSI Shkodër su Domenica 4 aprile 2021
Më herët gjatë ditës së sotme, kandidati i LSI-së për deputet në Shkodër, Edmond Ndou do të përcillte edhe përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “facebook” urimin për festën e Pashkës.
“Të dashur besimtarë të qarkut Shkodër dhe më gjerë, Gëzuar dhe përshumvjet festën e Pashkëve 🙏🙏!
Qofshin këto Pashkë triumfi i së mirës mbi të keqen, ringjallja e shpresës dhe besimit tek të gjithë!
Kjo festë e shënuar, e cila njihet dhe si dita e Ringjalljes, le të jetë për të gjithë si dita e gëzimit, paqes, harmonisë dhe tolerancës ndërfetare midis të gjithë besimtarëve!
Kam bindjen se mesazhi i shpresës do përcillet tek ju, ku të gjithë së bashku të punojmë për kthimin e shpresës dhe të besimit për një jetë më të mirë të secilit prej nesh, për një të ardhme më të lumtur!
GËZUAR DHE PËRSHUMVJET PASHKËT!”, shprehet në mesazhin e tij të urimit, kandidati i LSI-së për deputet në Shkodër, Edmond Ndou.