Pashkët Katolike bashkon politikanët. Meta, Alibeaj dhe Veliaj në Katedralen Shën Pali në Tiranë

Pashkët Katolike bashkon politikanët në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, pas mbajtjes së meshës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi, kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Figura të tjera si deputetja demokrate Oriola Pampuri, apo deputetja socialiste Mimi Kodheli.

“Në mesazhin e kemi të qartë, e kemi nga Gjergj Fishta, Bajram e Pashkë i kemi bashkë, jam i lumtur që ditëlindja e Monikës qëlloi në këtë ditë të bekuar të Pashkës, në këtë ditë ringjalljeje, në këtë ditë kanë të rëndësishme që na fton të gjithëve për të bërë mirë”, tha Meta.

Teksa uroi besimtarët, Kryemadhi bëri edhe një batutë duke thënë se sot i ka rënë Metës me vezën e Pashkëve. “Doja të uroja të gjithë shqiptarët në këto ditë pashkës, miqësia e begatia mbizotëroftë në familjet e tyre. I rashë sot Ilir Metës me vezët e pashkëve”, tha Kryemadhi.

SHKARKO APP