Pashkët katolike, Begaj uron besimtarët nga katedralja e Rrëshenit: Ne duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi Mirditën, simbolik e katolicizmit ne Shqipëri për t’u uruar të gjithë besimtarëve katolikë festën e Pashkës.

Në mesazhin e tij nga katedralja e Rrëshenit, Begaj tha se ringjallja e Jezu Krishtit është një ngjarje mjaft e rëndësishme pasi e mira triumfon ndaj të keqes.

“Qoftë kjo ditë një kohë ringjalljeje e shpresës, e paqes dhe harmonisë në të gjitha familjet tuaja, në shoqërinë tonë e në botën e trazuar ku jetojmë. Pikërisht sot është dita që duhet të risjellim në vëmendje se e mira mund të triumfojë ndaj së keqes, shpresa ndaj pesimizmit. Ne të gjithë duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës. Kënaqësi që jam sot këtu”,-tha Presidenti në prononcimin e tij.

I shoqëruar nga Imzot Gjergj Meta, Presidenti Begaj vizitoi gjithashtu shtëpinë e motrave vinçenciane.

SHKARKO APP