Pashkët katolike, Taulant Balla uron nga Lushnja: Paqja mbizotëroftë, të mësojmë të gjithë nga kjo festë

Sot besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkës, një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin dhe urimet në drejtim të tyre nuk kanë munguar as nga krerët e politikës.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

“Dua t’ju uroj me zemër besimtarëve se, festa e Pashkës është një festë shumë e bukur. Ajo simbolizon dashurinë dhe sakrificën për Zotin dhe njeriun. Të mësojmë të gjithë nga kjo festë.

Paqja mbizotëroftë. Të sjellim sa më shumë mirëkuptim e punë. Festa e Pashkëve është një mesazh për ne politikanët që të punojmë më shumë në të mirën e përbashkët në dobi të qytetarëve”,-thotë Balla.

SHKARKO APP