Pasi bindi PS-PD-LSI për “Zgjedhoren”, Yuri Kim bën lëvizjen e radhës me opozitën parlamentare

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, mes katër anëtarëve të Këshillit Politik, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim do të takojë deputetët e opozitës parlamentare.

Takimi me opozitën parlamentare do të mbahet në Rezidencën Amerikane në orën 10:00.

Kujtojmë se kërkesa e vazhdueshme e opozitës parlamentare ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të cilin nuk ka patur dakordësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rudina Hajdari deklaroi mbrëmë se pavarësisht kësaj, ajo mori garanci nga ambasadorët se ndryshimi i sistemit do të diskutohet në një moment të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përballë faktit se në Kuvend duhen 84 vota, që shumica socialiste nuk i ka e vetme për ta miratuar dhe letrës që i dërguan pak ditë më parë, ambasadorja i pret sot përfaqësuesit e opozitës për t’i dëgjuar dhe bindur për të mos kundërshtuar Reformën Zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?