Pasi mori votat në Kuvend, Basha mbledh ekspertët për Reformën Territoriale (VIDEO)

Partia Demokratike këtë të martë ka mbledhur në një tryezë të madhe, ekspertë për Reformën Territoriale, kjo pasi pak ditë më parë në Kuvend u votua për ngritjen e një Komisioni Parlamentar për këtë çështje.

Sekretari për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor në Partinë Demokratike, Roland Bejko tha se kjo reformë ka nevojë urgjente për analizë dhe rishikim.

“Është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. PD e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim”, tha Bejko.

SHKARKO APP