Pasi Rama sulmoi Grida Dumën, Basha rrugës për në Durrës: Programi ynë fuqizon gruan

Edhe këtë të premte kreu i PD-së Lulzim Basha, sërish është duke komunikuar live me njdekësit në facebook, ku thotë se programi qeverisës i PD-së do të fuqizojë gruan. Basha sot do të jetë në Durrës, ku se do të takohet me gratë durrësake.

”Sot jam në Durrës në një takim me të gjitha gratë që përfaqësojnë Partinë Demokratike. Ajo që është e rëndësishme është që do të jemi bashkë, me zonjat dhe gratë që vijnë nga rrugë të ndryshme të jetëve të tyre, mirëpo që janë bashkuar në një qëllim. Për të ecur përpara. Do të shikoni shumë shpejt se nuk bëhet fjalë për makiazh apo për keqpërdorim, siç duhet qartë tentativa e dështuar e atij që ka shkatërruar gratë shqiptare, por bëhet fjalë për një bashkim të vëtetë, Nga intelektuale që janë ngritur dhe ringritur, shkrimtare me reputacion, kryefamilajre që kanë humbur bashkëshortin. Ka artiste, shkrimtare’‘,-tha Basha.

SHKARKO APP