Pasi u ngjit në shtyllën e tensionit, gruaja del në protestë: S’ka burrë nëne të futet në tokën time

Disa javë më parë, një nga banorët e Bërxullës u ngjit në shtyllën e tensionit për të protestuar kundër projektit Thumanë-Kashar, dhe sot ajo ka folur në protestën që po mbahet për këtë çështje në aksin e Rinasit. Ajo tha se zbriti pas negociatave me Tonin Vocajn, por u shpreh se nuk ka hequr dorë nga kauza e saj për të mbrojtur pronën.

“Policia është palë me krimin. Nuk na le të protestojmë. Ku do shkojmë ne? Të na bëjnë pasaportat dhe të ikim jashtë shtetit. Në tokën time burrë nënë me hyrë nuk ka. Ta dini mirë. Bëni çfarë të doni, ne nuk dorëzohemi.

Meqë shteti ia ka dorëzuar koncesionarit, pse ndërhyn shteti këtu. Të ndryshojë VKM-në. Të mos ndërhyjë fare. Këtë punë ia ka lënë koncesionarit.

Pse nuk vjen me shpronësuar banorët? Gjysma e fshatit ngelet pa rrugë. Nga do kalojnë. Instancat shtetërore të mos neglizhojnë por të vijnë një orë e më parë. Ne kemi katër muaj që protestojmë pse nuk vjen deputeti këtu. Këta janë për të marrë votat”, deklaroi ajo.

SHKARKO APP