Paskal Milo: Padi skandaloze, s’është sulm ndaj Thaçit, por lobing i Europës kundër Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasli ku foli për akuzat për krime lufte ndaj drejtuesve të UCK-së.

Ai shkoi përtej lajmit duke thënë se gjërat nuk janë ashtu siç duket, dhe se nuk është sulm personal ndaj Presidentit Hashim Thaçi, por një lobing i qarqeve politike europiane kundër Kosovës.

“Për mua ky është një veprim skandaloz, i turpshëm dhe dramatik. Lobing i sofistikuar i qarqeve politike europiane që kanë patur rezervat e tyre ndaj Kosovës, dhe pritën momentin. Unë nuk e shoh si sulm personal kundër Hashim Thaçit, por ndaj Kosovës, kundër një marëveshje që do mbyllte një problematikë për çështjen territoriale, e ku duhet të kërkohej një zgjidhje.

Ka 22 vjet që UCK dhe gjithë drejtuesit e saj janë akuzuar si terroristë,” tha Milo.

SHKARKO APP