Pasuria, ILDKP publikon listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve
ILDKP u kërkon hipotekave informacion për pasurin e gjyqtarëve.
Kështu, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave listën me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të administratës së KLD-së për verifikimin e pasurive të tyre dhe familjarëve në kuadër të ligjit të rivlerësimit.
Të dhënat që ILDKP do t’i marrë zyrtarisht nga hipoteka do krahasohen me formularin e vetëdeklarimit që prokurorët dhe gjyqtarët do ta dorëzojnë deri më 7 nëntor.
Pas kërkesës së mbërritur nga ILDKP, zyrat e hipotekave kanë nisur nga puna dhe kanë krijuar grupe pune për verifikimin e çdo prone të regjistruar nga zyrtarët e drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

