Patozi- ambasadorëve: Kur Rama kërcënon gjyqtarët, a i jep zgjidhje reforma në drejtësi?

Deputeti Astrit Patozi u ka ngritur një shqetësim ambasadorëve Lu e Vlahutin të pranishëm në mbledhjen e grupit të PD-së.

Sipas tij, reforma në drejtësi nuk i jep dot një zgjidhje kërcënimit që kryeministri Rama po u bën gjyqtarëve.

Patozi tha se, është i nevojshëm një reformim tërësor, duke theksuar se, në këtë situatë të pazakontë që jemi ka më shumë përgjegjësi mazhoranca Rama-Meta sesa PD-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pyetja është: A është reforma në drejtesi gjëja me e rendesishme qe ka nevoje Shqipëria? A eshte kjo mrekullia qe do ndryshoje situaten? Personalisht mendoj se vendi ka nevojë për reformë tërësore kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një rithemelim të Republikës, rikonceptim të politikës, një kontratë të re sociale që nis me zgjedhjet. Ju e pate vetë si ishin ato te fundit dhe reforma në drejtesi të jetë vetem nje kapitull i saj.

Po jap dy shembuj të fresket: Dje kryeministri kërcënoi Gjykaten Kushtetuese se dha një vendim kundër tij. Një tjeter zyrtar i lartë ftoi popullin në proteste tek dyert e Gjykatës Administrative.

Kjo është katastrofike dhe këtë nuk e zgjidh dot reforma në drejtësi. A nuk do te ishte me mire qe investimi i BE dhe USA te ishte ne funksion te kesaj reforme teresore ku drejtesia eshte vetem nje pjese e saj?”,- tha Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?