Patozi: Basha është kartë e djegur. Berisha politikan pa perspektivë

Astrit Patozi thotë se Lulzim Basha është kartë e djegur politike, ndërsa Sali Berisha për të është politikan pa perspektivë. Patozi iku nga PD-ja përshkak të Bashës, pasi nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 2017.

“PD është penalizuar për shkak të një kursi të gabuar, për shkak të një vizioni të gabuar, që sot përfaqësohet nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Sado të ndryshojnë këta dy personazhe, nuk kanë më mundësi që të ndryshojnë dhe ta bëjnë partinë më të madhe për dy arsye.

Së pari, Lulzim Basha është kartë e djegur politike. Së dyti, Sali Berisha është politikan pa perspektivë. Lulzim Basha nuk vlen as për opozitë, ndërsa Sali Berisha vlen vetëm për të qenë në opozitë.

Në rast se PD ka ndërmend të rrijë gjithmonë në opozitë, sigurisht, mund t’i bashkohet Sali Berishës me shpresën që ky mund të bëjë ndryshimin nga Basha. Këtë ndryshim ai e bëri më 6 mars. Gjithsesi as kjo nuk do të ishte zgjidhje”, u shpreh Patozi në ”A2cnn”.

SHKARKO APP