Patozi-Bashës: Nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate

Astrit Patozi ka ironizuar deklaratat e Lulzim Bashës në një takim me të rinjtë demokratë në Tiranë, i cili tha se një nga instrumentet për të pastruar politikën është kufizimi i mandatit të kryeministrit. “E di që je në hall të madh vëlla, por gjej diçka më pak komike, se nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate. Jo për gjë, por edhe kohën për “dasëm” e ke zgjedhur shumë keq”, shkruan Patozi në facebook.

Postimi i plotë

KOHË PËR “DASËM” KE GJETUR, O LULZIM

Eh mor Lul, e di që nuk e ke problem të bëhesh qesharak, por prapë duhet një masë për ta ruajtur veten. E paske rikthyer prapë atë shpikjen për kufizimin e mandateve të kryeministrit, që e shpall sa herë do të dukesh sikur po sjell diçka të re në debatin politik.

Por tani e gjete ta thuash? Nuk ke frikë fare se do të gajasësh dynjanë?

Nuk e ke degjuar Presidentin në detyrë, që ka shpalosur strategjinë e vet politike për 50 vjetët që vijnë? Po zhurmën e shpërthimit të tritolit për (mos)zgjedhjen për herë të gjashtë të shefit të Federatës së Futbollit nuk e paske ndjerë?

Mirë revolucionin paqësor të “foltores”, që po përgatit kthimin e tretë të udhëheqësit historik, bën sikur nuk e shikon, se ashtu e ke punën.

Po pse të rrjedhur e di kryetimonierin ti, që të zbresë nga kali tani, kur ia keni bërë fushë me lule ti edhe ata të tjerët, që do ndani krrundet më 6 mars? Vërtetë ka 25 vjet gati pa ndërprerje në pushtet, por ca vështirësi edhe i ka pasur, kurse tani që nisi t’i ndrijë fati për ta ngrënë qyl, ti i thua të largohet.

Po veten e ke harruar, o Lul, që ke hyrë për mandatin e katërt si kryetar i Partisë Demokratike? Apo nuk quhen ato se kanë qenë në bashkëpronësi. Po pse çfarë e di partinë ti, mësimore e përjetshme, që të të bëjë ty patjetër kryeministër, pavarësisht nga numri i provave?

E di që je në hall të madh vëlla, por gjej diçka më pak komike, se nuk shkon fare kjo teza e kryeministrit me dy mandate. Jo për gjë, por edhe kohën për “dasëm” e ke zgjedhur shumë keq.

SHKARKO APP