Patozi i drejtohet Berishës: Mos humb kohë me Bashën, por krijo një parti të re

Për Astrit Patozin, ish-kryeministri Sali Berisha, duhet të krijojë parti të re.

”Lulzim Basha e ndau PD edhe juridiksht. Tani pala tjetër ka 2 mundësi të re, ose të krijojë një parti të re që unë insistoj që çdo sekondë e humbur është në kosto të tyre se sa më shumë të zgjasë kjo agoni, aq më pak përkrahës do t’i mbeten foltores dhe Berishës”.

Patozi  shton se “Berisha e quan fyerje të sedrës prej patriarku, i cili nuk mund të pranojë që ta nxjerrin nga shtëpia dhe të ndërtojë një shtëpi të re sepse pretendon që është shtëpia e tij dhe në shtëpinë e tij janë bujtës të tjerë”. Por me tej Patozi thekson se Berisha duhet të regjistrojë parti të re që të mos lerë demokratët në mes të udhës.

SHKARKO APP