Patozi dhe Shehi bëhen bashkë për 14 majin, synim këshillat bashkiakë: Do mbështesim kandidaturat e PD

Këtë të premte mori jetë Aleanca Progresiste, me Partinë Bindjen Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tregoi se kanë për synim këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.

“Aleanca synon të shkojë në zgjedhjet e 14 majit për Këshillat Bashkiakë duke përfaqësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim dhe jo thjesht rrotacion. Vizioni ynë për Shqipërinë e nesërme bazohet te reformat transformuese që do të shkundin sistemin politik dhe do të ndryshojnë mendësinë e të drejtuarit”.

Astrit Patozi, themelues i Bindjes Demokratike por i dorëhequr nga drejtimi i kësaj force politike, tregoi se kjo Alenacë është ndryshe nga ajo e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Me zotin Berisha dhe zotin Meta na ndan një humnerë e gjerë. Unë kam pasur të shkuarën time në PD, por kjo nuk do të thotë asgjë sepse politika është dinamike. Unë shoh se ka ardhur PD në idetë tona dhe nuk kemi shkuar ne tek PD”.

Sa i takon garës për kryetarë bashkie, kjo Aleancë do mbështesë kandidaturat që dalin nga bashkimi i të dyja palëve në PD për të treguar se janë në bashkëpunim edhe me forcat e tjera opozitare.

SHKARKO APP