Patozi: Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar
Astrit Patozi thotë se edhe pa protestën e 8 janarit, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar. Për të kursi i pas vitit 2013, ka qenë degradues dhe në rënie të lirë.
“Që kur u dha lajmi që Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, unë e kisha shumë të qartë dhe u kam sugjeruar me dashamirësi që në këtë krisje, të përpiqeshin të ruanin të paktën atë që kishte mbetur nga Partia Demokratike.
PD-ja ka humbur shumë nga roli i vet dhe nga vlerat që ka pasur. Kursi i pas vitit 2013 ka qenë një kurs degradues dhe në rënie të lirë.
Ndaj, me shumë realizëm i kam sugjeruar që edhe në rast se do të ndahen, të ndahen sa më shpejt dhe në mënyrë demokratike. Ata bënë të kundërtën, nuk i dhanë demokratëve mundësinë për të verifikuar shumicën’‘,-tha në ”A2cnn”