Patozi ironizon Bashën: Faleminderit që na mblodhe pas katër muajsh

Lulzim Basha ka mbledhur dje pas 4 muajsh grupin parlamentar të PD­-së.

Dhe, kjo nuk ka kaluar pa ironinë e ish­-kreut të grupit parlamentar, Astrit Patozi.

“Zoti kryetar, faleminderit që ke mbledhur grupin parlamentar pas 4 muajsh dhe mirë që erdhi z.Kukan që ne po bëjmë mbledhje grupi pas 4 muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meqë jemi pa praninë e mediave, mund të kemi një informacion se cilat janë pikat konkrete të marrëveshjes dhe deri ku kanë shkuar negociatat”, raportohet të ketë thënë Patozi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mbledhje ka pasur kritika edhe nga deputetë të tjerë, mes të cilëve Mesila Doda e Majlinda Bregu, që kanë kërkuar rikthimin e opozitës në Kuvend.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?