Patozi: Jam kundër afrimit me LSI. Ja ku po gabon PD

Ish-­kryetari i Grupit Parlamentar të PD-­së, Astrit Patozi, e sheh si vetëvrasje politike një koalicion të mundshëm të Partisë Demokratike me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në një intervistë për “Panorama”, deputeti demokrat sheh lëvizjet agresive dhe masive popullore si të vetmen mundësi që vendi t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

“Qofsha i gabuar, por ngjan se një koalicion pazaresh që e ka të vështirë të prishet përfundimisht sa kohë që i kujtohet se ka diçka për të ndarë. Ndaj këto ftohje-­ngrohjet e Ilir Metës me Edi Ramën janë më shumë hakërrime dhe testim forcash në një rivalitet të egër politik brenda së majtës, ku PD­-ja po përdoret si garniturë kërcënuese, por jo si një kërcënim për pushtetin vetë, siç, në fakt, i takon të jetë”.

“Deri më sot nuk ka ndonjë deklarim publik të zotit Basha që e lë të hapur mundësinë për një koalicion të PD­së me LSI-­në”, vijoi ai. Pyetur nëse duhet të mbajë përsëri shpresa PD-ja te LSI-­ja pas asaj eksperience që keni pasur në 4 vitet e fundit të pushtetit, Patozi u shpreh “unë e kam thënë edhe më parë dhe i qëndroj bindjes sime se çdo shkelje syri në distancë apo afërsi e jona me Ilir Metën, do të ketë pasoja të rënda në radhë të parë për vetë Partinë Demokratike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, kjo pasi do të rrisë perceptimin publik se LSI-­ja është “e dënuar” për të qëndruar gjithmonë në pushtet, pavarësisht kë zgjedh si aleat dhe kjo do të zbehë dramatikisht pritshmërinë e njerëzve te forca kryesore e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Natyrisht që kjo mund të dëmtojë disi edhe Partinë Socialiste, por kjo nuk më thotë ndonjë gjë, sepse e vetmja gjë që më intereson është e ardhmja e Partisë Demokratike, shprehet Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?