Patozi: Kjo qeveri ka rënë!
“Kjo është një qeveri e rënë moralisht, por që mbahet ende në këmbë vetëm nga babëzia e saj”.
Kjo deklaratë u bë sot nga deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, gjatë protestës së opozitës, e cila vazhdon të zhvillohet para mjediseve të Kryeministrisë.
Duke shtuar se nuk mund të presim që kjo qeveri të bjerë vetë, pasi sipas tij, “nuk do kishim asnjë lidhje me idealet e 8 Dhjetorit”.
“Ndaj jemi kaq shumë sot këtu. Kjo nuk është Shqipëria që ne ëndërruam në vitin ’90. Por kjo është e vetmja Shqipëri që ne kemi, ndaj ju ftoj të gjithëve që ne ta marrim vetë fatin e saj në dorë. Kjo qeveri ka rënë”, apeloi Patozi.
KOHA JONË SONDAZH

