Patozi: Nesër në mbledhjen e grupit të PD-së do të ketë përleshje

Sali Berisha thotë se “opozita e vërtetë nuk do merrte pjesë kurrë në një farsë vulgare, qesharake dhe mafioze, me të cilën Edi Rama do të realizojë pushtetin absolut në Shqipëri”.

Kurse Astrit Patozi thotë ky reagim është shenjë paralajmëruese për një mbledhje grupi të PD-së me shumë tension ditën e nesërme (e enjte 21 prill).

“Me postimin e tij në Facebook, Sali Berisha thotë se nesër në mbledhjen e grupit do të ketë një përleshje mes dy palëve, në rast se do të ketë rezistencë nga grupi i Enkelejd Alibeajt për t’i qëndruar idesë që opozita duhet të marrë pjesë në negociatat për zgjedhjen e Presidentit”, tha Patozi për ”A2cnn”.

SHKARKO APP