Patozi: Parlamenti për shkak të Ramës e ka humbur legjitimitetin e tij
Duke u përfshirë në debatin lidhur me të drejtën e fjalës për ministrant dhe replikave që duhet të bëhen nga ana e përfaqësuesve të opozitës ëjanë përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Astrit Patozi.
Ky i fundit duke kërkuar fjalën për procedurë, u shpreh se Parlamenti e ka humbur legjitimitetin për të kërkuar zbatimin e rregullores, për sa kohë në krye të qeverisë, siç tha ai, kemi një kryeministër gjitholog, që flet për çdo gjë ditëve të enjte, por për asgjë që i përket redit të ditës së seancave plenare. Sipas Patozit është e papranueshme kërkesa për zbatimin e Rregullores për sa kohë një kërkesë e tillë vjen nga radhët e mazhorancës.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka kërkuar zbatimin e rregullores pas replikave të Berishës me deputetët e maxhorancës. Por deputeti demokrat, Astrit Patozi tha se kërkesa e palës tjetër është komike. Ai tha se debati jashtë rendit është pasojë e ‘zbrazjes së përrroit të ndërgjegjes së kryeministrit Edi Rama’.
“Të kërkosh zbatimin e rregullores në këtë kuvend është qesharake, komike sidomos kur kërkesa vjen nga pala tjetër. Fjala e maxhorancës ka nisur me komentet që i bën fushatës kreu i PD në rrethe. Se çfarë lidhje kanë komentet me rendin e ditës vetëm këta e dinë.
Kjo vjen sepse ne e kemi kryeministrin gjitholog i cili grumbullon gjithë përroin e ndërgjegjes gjatë javës dehe zbraz këtu të enjten. Sa kohë që gardiani i ligjit e bën është e drejtë e çdo deputeti t’i përgjigjet. Çdo përpjekje për ta futur këtë parlament në hullitë e ligjit është e pashpresë”, deklaroi Patozi.
KOHA JONË SONDAZH

