Patozi: PD shpëton po të ndahet. Basha e Berisha s’do i drejtohen gjykatës
A do të jetë 11 apo 18 dhjetori, si Kuvend Kombëtar i PD-së, këtë do të ndajnë ditët në vijim. Për Astrit Patozin, një nga figurat me kontribute në PD, parti shpëton vetëm po të ndahet.
”Jo çdo e keqe vjen për keq. Opozita në përgjithësi dhe PD në veçanti nuk duhet të vejë kujën sepse po thuhen disa të vërtëta. Sot PD është e ndarë në dy copa Njëra është partia reale që nuk ka vulën dhe tjetra është vula reale pa parti. As partia pa vulë nuk ka vlerë dhe as vula pa parti s’ka vlerë. Mënyra më e drejtë dhe shpëtuese do të ishte ndarja dhe kjo mesa duket nuk do të ndodhë për faj të Sali Berishës. Sot Basha vetëm siglën ka dhe sigla edhe mund t’i lihet. Të dy palët kanë zgjedhur instrumente të ndryshme për t’u ndeshur. Berisha ka zgjedhur populizmin, ndërsa Basha ka zgjedhur të shtrëngojë letrat dhe vulën”,-tha në ”Report TV”.
Po ashtu ai thotë edhe se Basha mendon se mund të fitojë gjyqe me procedurë me Berishën. Patozi u tregua kritik me Berishën edhe për formën se si u zgjodh Basha në krye të partisë në 2013.