Pazar me Bashën për Vetting-un? Rama: S’kemi se çfarë negociojmë

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka folur hapër për një pazar Rama-Basha për Vetting-un, por ndërprerja e procesit në këtë moment do të ishte një katastrofë për Reformën në Drejtësi thotë kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për ”Euronews Albania”.

Për të shtyrja e afateve është një interes madhor për vendin ndaj shtoi se uron që opozita nuk do të bëhet pengesë. “Nuk dua ta besoj se opozita do t’i dalë sërish përballë (faktorit ndërkombëtar). Nuk është puna se po i del përballë qeverisë por një domosdoshmërie. Reforma në drejtësi ka një tërësi faktorësh, qeveria, opozita, SHBA dhe BE”.

Kryeministri mohoi të ketë pasur negociata me Bashën për këtë çështje duke thënë se nuk kanë se çfarë negociojmë. ”Ne kemi votat tona dhe nuk dua ta mendoj që edhe njëherë nga e para opozita do t’i rikthehet llogores së vjetër. Ky është një proces ndërpartiak dhe me interes kombëtar si dhe lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit”.

SHKARKO APP