Pazari i ri qendër e aktiviteteve artistike, “Oriental Vibe” tërheq vëmendjen e turistëve

Pavarësisht temperaturave të larta, Bashkia e Tiranës ka vijuar organizimin e një sërë eventesh që pasurojnë jetën e kryeqytetit. Një nga këto aktivitete ishte “Oriental Vibe” te Pazari i Ri, ku të premten, nga ora 10:00-15:00, qindra qytetarë dhe turistë të huaj morën pjesë në një ditë të mbushur me aktivitete argëtuese nën ritme orientale.

Nuk munguan aktivitetet artistike si bodypaint, facepaint dhe krijime artistike. Spektakli filloi në orën 10:00 me artistin e talentuar Dejvi dhe vazhdoi me muzikën ritmike të Sergio-s deri në orën 13:30. Festa u mbyll me performancën e Lolot, duke mbajtur të mbërthyer vëmendjen e të gjithëve, duke e bërë Pazarin e Ri një destinacion të preferuar për ata që kërkojnë të kalojnë disa orë relaksi në kryeqytet.

SHKARKO APP