PBDNJ: Kërcënimi i Neranxit, ngjarje banditeske. Dorë e huaj kërkon konflikt të brendshëm
Ngjarja e rëndë përsa i përket rendit dhe sigurisë së jetës, por edhe dimensionit të saj politik, ku një person me veprimtari publike dhe biznesmen sikundër Nikolla Neranxi, në vendlindjen e tij në Himarë, u bë objekt agresioni dhe u kërcënua me jetë, për PBDNJ-në përbën akoma një dëshmi të gjendjes së rëndë që përjeton vendi.
Përmes një deklarate për shtyp, PBDNJ thekson se e ka paralajmëruar në kohë sesi degradon situata por edhe për përçapje interesash të errëta që operojnë në trevat e Himarës për të shkaktuar frikë dhe për të demoralizuar banorët e saj për t’u aktivizuar kundër tentativave të grabitjes së pronave dhe shfrytëzimit urbanistik që është në evoluim të përditshëm.
“Për atë trevë dhe komunitetin e saj autokton janë të huaja sjellje të kësaj natyre banditeske. Dorë e huaj kërkon të shkaktojë konflikt të brendshëm.
Akti i ndërmarrë kundër z. Neranxi gjithashtu sjell në vëmendje të opinionit publik se çfarë manipulimesh të rrezikshme janë duke u zhvilluar në Himarë dhe mbarë shoqërinë shqiptare për të kontrolluar ndërgjegjet dhe dhunuar të drejtën e reagimit publik ndaj politikave shtetërore.
PBDNJ do të vazhdojë të jetë përkrah të gjithë atyre individualisht apo në pjesëmarrje shoqërore aktive luftojnë për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri, të pjesëmarrjes qytetare në jetën publike dhe të mbrojtjes në veçanti të komuniteteve të personave të pakicave etnike, kulturore, fetare etj”- deklaron PBDNJ.
KOHA JONË SONDAZH

