PBDNJ: Zgjedhjet u manipuluan në Himarë

 

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përmes një deklarate për shtyp, thotë se kutitë e votimit në Himarë kanë parregullsi.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut me anë të kësaj deklarate kërkon të denoncojë procesin e numërimit të votave në Bashkine Himare. Në të gjitha kutitë e hapura sot gjatë numërimit të votave për Këshillin Bashkiak, kodet e sigurisë të vulave të kutive nuk korrespondojnë me kodet e sigurisë të procesverbalit të mbylljes së kutive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sikurse shprehet qartë në Kodin Zgjedhor, kërkojmë të merren masa për këto shkelje të drejtpërdrejta të ligjit, të cilat sjellin manipulim të qartë të vullnetit të qytetareve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky fakt dëshmon me së miri se në të njëjtën mënyrë është manipuluar edhe vota për kryetarin e Bashkisë,” thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?