PD: 11 tonë drogë në Vlorë i humbën Tahirit? Prandaj është nervoz…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e sotme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që bëri ndaj opozitës dhe mediave. Në një deklaratë për mediat, Ristani thotë se 11 tonë drogë të sekuestruara në Vlorë nga Prokuroria mund të kenë nervozuar Tahirin.
“Pse është kaq nervoz sot Saimir Tahiri? Pse gjen armiq kudo nga hedh sytë? Përvec opozitës, tani sulmon dhe median dhe Prokurorinë. Cka ndodhur vallë? Mos ka humbur shumë pikë në bursën e kanabisit?
Mos ka humbur 11 tonë drogë? Mos vallë janë Habilajt e tij, pas kësaj ngarkese rekord të kapur nga Prokuroria e Krimeve të Renda? A ka hallin se i ikën miliona euro ku ka hisën e vet, apo laku po ngushtohet dhe kostoja mund të jetë edhe më e madhe?
Hetimi vazhdon dhe kushedi cdo dalë në dritë. Gjithsesi armiqtë që sajon nuk e ndihmojnë të dali në breg”,- deklaron Arben Ristani.
KOHA JONË SONDAZH

